spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:29
HomeEkonomiMurati: Të hyrat buxhetore kanë kaluar shifrën prej 3 miliardë eurosh

Murati: Të hyrat buxhetore kanë kaluar shifrën prej 3 miliardë eurosh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro.

Murati në një postim në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se është arritur realizimi 100 % i planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti.

- Advertisement -

“Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliard për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro-shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, ka shkruar Murati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat