Në afërsi të objektit të KEDS në Prishtinë ka ndodhur një aksident zinxhiror, në të cilin janë përfshirë tre vetura dhe një kamion.

Lidhur me aksidentin, për media kanë folur edhe nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Prishtinës, duke konfirmuar se si pasojë e aksidentit tretman mjekësor ka marrë një person.

“Sot rreth orës 09:30 në rrugën Bill Klinton Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe tri veturë. Si pasojë e aksidentit tretman mjeksor ka marrë një person. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK, Flora Ahmeti.

Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar tollovi dhe kolona të gjata në komunikacion, përkatësisht në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” dhe lidhjet e kësaj rruge me rrugën “Eqrem Çabej”.



