spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
05:51
HomeSportKriza në ekipin turk, e vë në shitje lojtarin shqiptar, vijnë interesimet...

Kriza në ekipin turk, e vë në shitje lojtarin shqiptar, vijnë interesimet nga Anglia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ekipi i njohur turk Besiktas po përballet me krizë financiare dhe kjo situatë ka detyruar ekipin që të vë në shitje thuajse të gjithë lojtarët.

Nga kjo furtunë nuk pritet të shpëtoj as lojtari shqiptar Ernest Muçi.

- Advertisement -

Nisja e gjysmës së dytë të sezonit do e shohë Besiktasin me trajnerin e ri Sergen Yalcin, ndërkohë që do ketë një revolucion të vërtetë.

Transferime do të kërkohet për emra si: Al Musrati, Ernest Muçi, Onul Bulut, Kan Kelesh, Artur Mauaku, Oxlain Chamberlain dhe Onana, ndërkohë kësaj liste i kanë shpëtuar Ciro Immobile dhe Rafa Silva, të cilët shihet ende të vlefshëm për ekipin.

- Advertisement -

Pagat dhe shpenzimet e larta kanë sjellë një krizë financiare në klub, me kritikat që janë shtuar për blerjet me çmime të larta të disa lojtarëve.

Tanimë fakt është se Muçi do jetë në shitje gjatë janarit dhe pritet që turqit të arkëtojnë një shumë të majme.

Interes për sulmuesin e Kombëtares ka nga Anglia dhe konkretisht në Championship, teksa nuk dihet nëse Aston Villa do futet sërish në garë për 23-vjeçarin.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat