spot_img
E martë, 5 Maj, 2026
13:28
HomeKosovaKurti apel qytetarëve: Racionalizoni konsumin e energjisë

Kurti apel qytetarëve: Racionalizoni konsumin e energjisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë me shqetësimet e qytetarëve për mungesën e energjisë elektrike.

Ai tha se gjatë ditëve të fundit kanë pranuar shumë shqetësime në lidhje me furnizimin me energji elektrike në disa komuna të Kosovës.

- Advertisement -

“Këto shqetësime i kemi përcjellë vazhdimisht tek operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime, përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit si të prishjeve dhe të menaxhimit të mbingarkesave, komunikim të qartë e të shpeshtë me qytetarët e finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt i cili do të zgjidhë problemin e këtij qyteti dhe do të ketë ndikim edhe në komunat tjera përreth”, tha Kurti.

Kreu qeveritar tha se inaugurimi e nënstacionit të ri në Fushë Kosovë dhe sanimi i dëmit nga zjarri të para disa muajve në nënstaconin “Prishtina 3” kanë pasur ndikim shumë të mirë në furnizimin e këtyre zonave”, vijoi kreu qeveritar.

- Advertisement -

Megjithatë, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të racionalizojnë konsumin e energjisë, veçmas gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë.

“Si çdo dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë në të mirë të sigurisë së furnizimit për vete dhe gjithë vendin”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat