spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:29
HomeEkonomiATK: Rritje prej 90 milionë eurosh në të hyrat tatimore gjatë këtij...

ATK: Rritje prej 90 milionë eurosh në të hyrat tatimore gjatë këtij viti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) bëri të ditur të hyrat tatimore gjatë këtij viti. Kapin shumën 944.2 milionë. Të hyrat janë rritur për 92 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

ATK thotë se vazhdoi me ngritje të performancës dhe se krahas rritjes së të hyrave ka vazhduar edhe me reformim institucional dhe ngritje të llogaridhënies.

- Advertisement -

“Të arriturat në përmirësim të integritetit të institucionit janë garantues në rritjen e besimit ndaj ATK-së. Krahas ngritjes së të hyrave, kemi shënuar progres në ofrimin e shërbimeve më të mira të tatimpaguesëve. Sot ne kemi një administratë e cila është shumë më e mirë se vendet në zhvillim.  Për këtë vit janë mbledhur tatime 941.3 milionë euro. Pritjet janë që deri në fund të tejkalohen 950 milionë euro”, tha drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi.

Gjatë këtij viti ATK ka realizuar mbi 28 mijë kontrolle përmbushëse, kurse 374 gjoba ka shqiptuar për mallin pa origjinë si dhe 16,518 gjoba mandatore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat