spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
07:26
HomeSportRonaldo tallet me ish-klubet

Ronaldo tallet me ish-klubet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Cristiano Ronaldo, i cili ndodhet në Dubai ku do të marrë pjesë në ceremoninë e ngjarjes Çmimet Globe Soccer, ku u shpall lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme për 2024.

Ylli portugez me këtë rast foli për shumë tema duke përfshirë ish-klubet e tij dhe për lojërat e tij në Al-Nassr, duke i krahasuar ato me ligën franceze.

- Advertisement -

“Real Madridi është përpara Barcelonës dhe ata thonë se kanë një sezon të keq? Unë nuk i kuptoj këto gjëra. Bernabeu është një stadium tjetër, të gjithë kanë frikë të luajnë atje. Ky është një fakt. Nëse doni të vini bast për një ekip në Ligën e Kampionëve, vini bastin për Real Madridin – Bernabeu është i tmerrshëm për rivalët, nuk duhet ta konsideroni kurrë Realin të vdekur”, tha Ronaldo.

Ai tha po ashtu se liga saudite është më e mirë se ajo franceze.

- Advertisement -

“Mundohuni të bëni vrap në 38, 39, 40 gradë dhe do ta shihni. Franca ka vetëm PSG. Të tjerët kanë mbaruar”, tha portugezi, i cili edhe në intervistat e mëparshme ka treguar se nuk e vlerëson ligën franceze.

Ronaldo tha se nuk e ka në plan të bëhet trajner në të ardhmen, teksa për ish-klubin tjetër të tij Manchester United, tha se “problemi nuk është te trajneri, por është ndryshe”, pa dhënë më shumë detaje.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat