Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”, Ferizaj – Kaçanik.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili tha se të përfshira ishin dy automjete.
“Në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, Ferizaj – Kaçanik është shkaktuar një aksident trafiku me persona të lënduar, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Hoxha.
Më tej, ai bëri të ditur se Autostrada “Arber Xhaferi’’, “ka qenë e bllokuar përkohësisht deri në përfundimin e vendshiqimit nga autoritetet policore, përderisa rreth orës 21:00, jemi njoftuar së rruga është liruar për qarkullim të automjeteve”



