spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:17
HomeBotaRrëzohet avioni, mbi 120 të vdekur në Korenë e Jugut

Rrëzohet avioni, mbi 120 të vdekur në Korenë e Jugut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të paktën 124 persona – 57 gra, 54 burra dhe nëntë të tjerë, kanë humbur jetën pas përplasjes së një aeroplani pasagjerësh në Korenë e Jugut.

Aeroplani Jeju Air nga Bangkok tentoi një ulje me bark në Aeroportin Ndërkombëtar Muan pasi pajisjet e tij të uljes pra rrotat, nuk u aktivizuan.

- Advertisement -

Avioni i pasagjerëve shpërtheu në flakë pasi doli nga një pistë në orën 9:03 të mëngjesit me kohën lokale dhe u përplas me një gardh betoni.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve tha se ekipet e shpëtimit u përpoqën për të tërhequr njerëzit nga avioni që kishte 181 persona.

- Advertisement -

Ministria e Transportit njoftoi se avioni ishte 15-vjeçar i prodhuesit Boeing 737-800.

Numri i të vdekurve pritet të rritet më tej pasi pjesa tjetër e njerëzve në aeroplan mbeten të zhdukur rreth gjashtë orë pas incidentit.

Pamjet e përplasjes të transmetuara nga televizioni YTN treguan avionin Jeju Air duke rrëshqitur nëpër pistën ajrore, duke u përplasur kokë më kokë me një mur betoni në periferi të objektit.

Lee Jeong-hyeon, shefi i stacionit të zjarrit Muan, tha në një konferencë televizive se punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për trupa të shpërndarë nga përplasja.

Avioni u shkatërrua plotësisht, dhe vetëm pjesa e bishtit mbeti e dallueshme midis rrënojave.

Punëtorët po shikonin mundësi të ndryshme se çfarë e shkaktoi rrëzimin, duke përfshirë nëse avioni ishte goditur nga zogjtë që shkaktuan probleme mekanike, tha Lee.

Në një konferencë shtypi televizive, Kim E-bae, presidenti i Jeju Air, u kërkoi falje familjeve të viktimave dhe tha se ndjen “përgjegjësi të plotë” për incidentin. Kim tha se kompania nuk kishte identifikuar ndonjë problem mekanik në avion pas kontrolleve të rregullta dhe se ai do të priste rezultatet e hetimeve të qeverisë për shkakun e incidentit.

Boeing tha në një deklaratë në X se ishte në kontakt me Jeju Air dhe është gati të mbështesë kompaninë në trajtimin e rrëzimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat