spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
15:53
HomeShëndetiMungesa e gjumit ua zbraz bateritë e sistemit imunitar

Mungesa e gjumit ua zbraz bateritë e sistemit imunitar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mungesa e gjumit të mjaftueshëm i “zbraz” aftësitë tuaj mendore dhe e vë në rrezik shëndetin tuaj fizik, si për shembull sistemin imunitar.

Kur flini sistemi i juaj imunitar prodhon substanca mbrojtëse që luftojnë infeksionin, sikurse antitrupat dhe citokinat.

- Advertisement -

Më pas, i përdor këto substanca për të luftuar ‘pushtuesit’ e huaj sikurse bakteret dhe viruset.

Disa citokina ju ndihmojnë gjithashtu të flini, duke i dhënë sistemit tuaj imunitar më shumë efikasitet për të mbrojtur trupin tuaj kundër sëmundjeve.

- Advertisement -

Mungesa e gjumit parandalon sistemin tuaj imunitar të krijojë forcat e tij.

Nëse nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të shmangë pushtuesit dhe gjithashtu mund t’ju duhet më shumë kohë për t’u shëruar nga sëmundja.

Privimi afatgjatë i gjumit gjithashtu rrit rrezikun për sëmundje kronike, të tilla si diabeti mellitus dhe sëmundjet e zemrës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat