spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
15:53
HomeRajoniShqipëriaRama: Shqipëria do të mikpresë Samitin e NATO-s në 2027, Trump do...

Rama: Shqipëria do të mikpresë Samitin e NATO-s në 2027, Trump do të vijë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria në vitin 2027 do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s që do të mbahet në Tiranë.

Rama u shpreh se në kuadër të samitit presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe liderët e tjerë botërorë do të jenë në Tiranë duke dhënë një mesazh të qartë lidhur me pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë ishte mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n. Një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranë para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte çfarëdo ka ndërtuar në këtë dekadë”, tha Rama.

“Ardhja e Presidentit të SHBA-ve dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s është njëkohësisht një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë dhe lidhur me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël. Kemi një peshe modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë nuk e kemi pasur në historinë tonë,” tha Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat