Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Nikoliq të Hasit. Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës, duke i marrë jetën nënës Time Lushi dhe djalit të saj, Rexh Lushi. Sipas raportimeve, Rexh Lushi arriti të shpëtojë bashkëshorten e tij nga zjarri, por kur u kthye për të shpëtuar nënën, nuk mundi të dilte më. Zjarrfikësit arritën në vendngjarje, por banesa ishte shkrumbuar nga flakët përpara se të mund të shpëtonin viktimat.
Trupat e viktimave u gjetën mëngjesin e sotëm, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.
by: Storm-rks + mediat Shqipërisë