spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:03
HomeKosovaZgjedhjet 2025BE: Certifikimi i zgjedhjeve nuk duhet të politizohet

BE: Certifikimi i zgjedhjeve nuk duhet të politizohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian (BE) konsideron se çështja e certifikimit për zgjedhjet e parlamentare në Kosovë, nuk bën të politizohet.

Institucionet e Brukselit i porosisin anëtarëve të KQZ-së se ata kanë përgjegjësi për të ruajtur garancitë demokratike pavarësisht nga përkatësia e tyre politike.

- Advertisement -

“Një çështje e tillë themelore nuk duhet të politizohet dhe të përdoret si zë në fushatën elektorale”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga BE-ja.

Në këtë komunikatë nënvizohet se të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të drejta, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës.

- Advertisement -

“Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, “mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një pengesë serioze”, thuhet në komunikatë ku nënvizohet gjithashtu se procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike.

Brukseli porositë se procesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.

Shprehet pritja që KQZ, të sigurojë tani me të gjitha mekanizmat e aplikueshëm një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke u mundësuar votuesve kosovarë që të shprehin qartë zgjedhjet e tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat