“Eksodi i të Rinjve Boshatis Universitetet e Kosovës: Konkurs Plotësues në Universitetin e Prishtinës për Të Plotësuar Kuotat”
Universiteti i Prishtinës ka shpallur një konkurs plotësues për pranimin e studentëve në programin bachelor për vitin akademik 2024/2025, duke sinjalizuar kështu sfidën e mungesës së të rinjve që në kushte normale do të duhej të ishin duke vijuar studimet. Konkursi për Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë është një nga shumë të tillët që përpiqen të plotësojnë kuotat ligjore të arsimimit të lartë, për të ruajtur kështu funksionimin e disa programeve.
Ky realitet vjen si rezultat i eksodit të të rinjve nga Kosova, të cilët gjithnjë e më shumë po zgjedhin të emigrojnë jashtë vendit në kërkim të mundësive më të mira, duke lënë pas auditoriumet e universiteteve boshe dhe shkollat me ulëse të paplotësuara.
Afati i fundit për aplikim është 25 shtatori 2024, duke ofruar kështu edhe një mundësi për ata që kanë qenë të pavendosur ose që i kanë “rënë pishman” të lëshojnë Kosovën dhe duan të vazhdojnë studimet në vend.
by: Storm-rks