Barcelona, Man. Siti, Liverpulli dhe PSZH, janë katër klubet që kanë shprehur interes për mesfushorin e kombëtares gjermane, Xhoshua Kimih.
Gjermani, sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ka qenë i tunduar prej disa muajsh për t’u larguar nga Bajerni.
Ai mendonte se klubi bavarez nuk e fiton dot Ligën e Kampionëve dhe ky ishte një argument për të mos rinovuar.
Gjërat kanë ndryshuar dhe Kimih ka marrë një ofertë konkrete nga Bajerni dhe është gati të hedhë firmën.
Atij i është garantuar se do të jetë në qendër të projektit, bashkë me Musialën.
E ardhmja e Bajernit janë pikërisht Kimih dhe Musiala.
Klubi gjithashtu e ka bindur mesfushorin, se investimet në verën e vitit 2025 do të jenë të klasit botëror.



