Sipas të dhënave të fundit, platforma shtetërore “eKosova“, e cila mirëmbahet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), përballet me disa çështje të sigurisë dhe transparencës në rrjetet sociale. Në Instagram, platforma duket se ka ndjekur vetëm katër persona të ndryshëm, por këta nuk janë figura publike ose udhëheqës të institucioneve shtetërore. Kjo ngrit dyshime nëse ata janë administratorët e platformës apo thjesht përdorues privatë.
Gjithashtu, ajo që tërheq vëmendjen është mungesa e një “ticku” verifikimi për llogarinë në fjalë, që është shqetësuese për një institucion shtetëror si “eKosova”, i cili ofron shërbime më të dhëna personale të ndjeshme dhe delikate për qytetarët.
by: Storm-rks