spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
19:55
HomeSiguriaPoliciaZyrtari policor nga Graçanica arrestohet dhe suspendohet nga IPK

Zyrtari policor nga Graçanica arrestohet dhe suspendohet nga IPK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se ka arrestuar një polic për dhunë në familje.

Po ashtu, IPK ka bërë të ditur se të njëjtin e ka suspenduar nga puna.

- Advertisement -

Në njoftimin e IPK-së thuhet se informacioni u pranua nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graçanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Komunikatë  për media

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për  dhunë në familje

Hajvali/Prishtinë, 1 janar 2025

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dje një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graqanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e pasdites në Graqanicë.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat