Ekipi i njojur francez, PSG ka vënë synimin që në merkaton e dimrit ta sjellë në “Park dë Prins”, Muhamed Salahun.
Egjiptianit i përfundon kontrata në verën e ardhshme dhe ai ka të drejtë që të negociojë me një tjetër klub përveç Liverpulit, nga 1 janari.
PSG kërkon që të përfundojë nga situata dhe të mos ta lërë që t’i ikë nga duart sulmuesi 32-vjeçar.
Mediat raportojnë se oferta që drejtuesit e klubit francez i kanë bërë, ka tronditur edhe Liverpuilin, që nga ana e tij po punon që të vazhdojë bashkëpunimin me një nga lojtarët që në klub ka bërë historinë.
PSG i ka ofruar Salahut një kontratë trevjeçare me një pagë prej 500,000 eurosh.
Kurse oferta e të kuqve ishte 400 mijë euro në javë dhe rinovim për dy sezone.
Mirëpo paga më e lartë e ofruar nga francezët, e po ashtu edhe kontrata me kohë më të gjatë kanë bërë që egjiptiani të lëkundet.
Përveç francezëve, interesim për vjen edhe nga Arabia Saudite.
Atje pritet që përfitimi financiar të jetë i madh.
Por sulmuesin, oferta nga Parisi e josh më shumë, pasi ai do të ketë mundësinë që të luftojë në Ligën e Kampioneve, të provojë një eksperiencë të re në Lig 1, e të vazhdojë të luftojë për tituj, me një klub të suksesshëm.