spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
11:20
HomeKosovaPrishtinaPrishtina implementon një sistem të unifikuar transporti publik

Prishtina implementon një sistem të unifikuar transporti publik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një hap të madh drejt modernizimit të transportit publik në kryeqytet, duke unifikuar sistemin dhe duke prezantuar bileta të integruara për të gjitha linjat urbane.

“Qytetarët e Kryeqytetit tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

- Advertisement -

Sipas tij, nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban.

“Çmimet e biletave: 0.50€ për një udhëtim të vetëm.0.80€ për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat), 4€ për biletën javore, 12€ për biletën mujore për studentë,13,50€ për biletën mujore për qytetarë”, tha ai.

- Advertisement -

Rama tha se kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat janë: Pensionistët, Policia, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), veteranët, Zjarrfikësit, Personat me aftësi të kufizuara dhe Nxënësit e shkollave fillore.

“Me këtë reformë po e fillojmë vitin si gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat