spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:34
HomeRajoniMaqedonia e VeriutAksident i rëndë në RMV, vetura bie në Vardar - fëmijë...

Aksident i rëndë në RMV, vetura bie në Vardar – fëmijë 5-vjeçar i gjendur, 4 të zhdukur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku një vetura ka rënë në lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj.

Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një automjeti brenda së cilës udhëtonin pesë persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.

Tutje, raportohet se pasagjeri i pestë është një fëmijë pesëvjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin Vardar ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.

- Advertisement -

Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës, ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për katër personat e tjerë në veturën e aksidentuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat