spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:01
HomeKosovaQeveriaZëvendësministri i përfolur për korrupsion shfaqet me veshje edhe më luksoze në...

Zëvendësministri i përfolur për korrupsion shfaqet me veshje edhe më luksoze në 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Pushteti: Në daljen e parë publike, zëvendësministri i përfolur për korrupsion, Hysen Durmishi, ka publikuar një fotografi gjatë një shëtitjeje familjare, ku vëmendjen ta tërheqin veshjet e shtrenjta të tij dhe familjes.

Në foton e publikuar, Durmishi shihet i veshur me një xhup dimëror të zi, vlerësuar ndërmjet 300-500€, një zgjedhje e thjeshtë krahasuar me pjesën tjetër të familjes. Bashkëshortja e tij bie në sy me një xhup të kuq luksoz të markës Moncler, me një kosto të mundshme midis 800 dhe 1500€. Vajzat e tyre gjithashtu janë veshur me xhupa cilësorë, të ngjashëm me markat Moncler apo Canada Goose, me çmime të vlerësuara nga 400 deri në 700€ për secilin.

- Advertisement -

Totali i veshjeve të familjes llogaritet të jetë në intervalin 1500€ – 3500€, një shifër që në të kalurën i ka penguar anëtarët e PVV-së sa ishin opozitë. Kjo “jetë luksi” e zv/Ministrit Durmishi shpesh ka ngritur pikëpyetje mbi burimin e këtyre mjeteve financiare.

Përballë akuzave të vazhdueshme për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, kjo paraqitje publike na rikujton moralin e kryeministrit Kurti mbi etikën e zyrtarëve të lartë dhe mënyrën e shpenzimeve të tyre personale, nese janë te tilla?!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat