spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:32
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ lançon platformën online për akreditimin e vëzhguesve, mediave dhe përfaqësuesve të...

KQZ lançon platformën online për akreditimin e vëzhguesve, mediave dhe përfaqësuesve të huaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se është hapur platforma elektronike përmes të cilës do të mundësohet aplikimi online i partive politike për akreditimin e vëzhguesve.

Elezi ka treguar në detaje se cilët janë hapat për ta bërë një gjë të tillë. Gjithashtu, Elezi ka njoftuar se KQZ, përmes Zyrës do të krijojë ‘Userët’ edhe për OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Si do të bëhet aplikimi?

- Advertisement -

KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike vezhgo.kqz-ks.org përmes së cilës do të mundësohet aplikimi online.

Të gjitha subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘Userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin për akreditimin e vëzhguesve.

Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës do të krijojë ‘Userët’ edhe për OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja.

Kërkesën për ‘User’ duhet ta paraqitni në e-mail adresën zyra.kqz@kqz-ks.org dhe duhet të përmbajë këto të dhëna:

  • Emri i organizatës / medias;
  • Emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit të autorizuar;
  • E-mail adresën e përfaqësuesit të autorizuar;
  • Numri kontaktues i përfaqësuesit të autorizuar.

Për më shumë informacione, mund të kontaktoni në këtë numër +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat