spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:01
HomeRajoniSerbiaKujt po i rikërcënohet Vuçiqi duke treguar aftësitë e Mig-ëve, dronëve dhe...

Kujt po i rikërcënohet Vuçiqi duke treguar aftësitë e Mig-ëve, dronëve dhe të tankeve?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

MIG-ët simulojnë luftë, parashutistët hidhen nga ajri

Ushtria e Serbisë po mban një demonstrim të aftësive të saj ushtarake, të quajtur “Zastava 2024”, me rastin e “Ditës së Unitetit Serb, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar”. Në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavlović” janë ekspozuar armë dhe pajisje të shumta bashkëkohore ushtarake të potencialit ushtarak të Serbisë.

- Advertisement -

A po provon Vuçiqi t’i tremb fqinjtë?: Ne jemi të parët ose të dytët në Evropë për numrin e tankeve
Në këtë demonstrim në Batajnicë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se, sipas numrit të tankeve operacionale dhe funksionale, ne jemi të parët ose të dytët në Evropë. “E di për 15 shtete që së bashku kanë aq tanke sa ne. Në vitin 2013 kur isha këtu, nuk mund të imagjinonim këtë situatë. Askush nuk ka treguar sistemin HQ-17, ne kemi radarë të rinj… Pesëdhjetë për qind e pajisjeve prodhohen në Serbi, dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë, në raport me numrin e banorëve” – deklaroi Vuçiq në Batajnicë.

Defileu i njësive të këmbësorisë

- Advertisement -

Foto: ekspozimi i aftësive të Ushtrisë Serbe “Flamuri 2024” në aeroportin ushtarak “Kolonel-pilot Milenko Pavlović” në Batajnicë.

Parakalimi i njësive të këmbësorisë përfshin pjesëtarë të Brigadës së 72-të për operacione speciale, Brigadës së 63-të parashutiste, Njësisë Kobra, kompanive zbulimi, si dhe pjesëtarë nga Brigada e Parë, e Dytë, e Tretë dhe e Katërt, si dhe nga Komanda e Trajnimit.

Helikopterët sulmues Mi-35, të njohur si “tanket fluturuese” dhe “qerret e zjarrta”, përgatitën terrenin për zbarkimin me helikopterë.

Simulimi i luftës ajrore me avionët “Mig”


Çifte avionësh ushtarakë “Mig-29”, “Orao” dhe “Galeb” fluturojnë mbi zonën ku po mbahet demonstrimi. “Migët” simulojnë një betejë ajrore mes dy avionësh.

Hedhja e parashutistëve të Brigadës së 63-të


Demonstrimi i aftësive filloi me hedhjen demonstrative të parashutistëve të Brigadës së 63-të, të cilët mbanin flamurin e Serbisë dhe flamurin e Ushtrisë së Serbisë.

Shumë shpenzime për të treguar “muskujt”, por kundër kujt?


Foto: Ushtria e Serbisë në ekspozimin e aftësive gjatë defilimit “Flamuri 2024” në aeroportin ushtarak “Kolonel-pilot Milenko Pavlović” në Batajnicë.

Serbia po organizon sërish defilime ushtarake dhe ekspozon armë moderne në Ditën e Flamurit Kombëtar, duke treguar teknologjinë dhe fuqinë e saj ushtarake. Nga tanket e fundit deri tek dronët shkatërrues, nga raketat anti-ajrore deri tek helikopterët sulmues, ky demonstrim i armëve të sofistikuara synon të portretizojë Serbinë si një forcë të fuqishme në rajon.

Foto: ekspozimi i aftësive të Ushtrisë Serbe “Flamuri 2024” në aeroportin ushtarak “Kolonel-pilot Milenko Pavlović” në Batajnicë.

Presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili ka bërë vazhdimisht thirrje për forcimin e ushtrisë, deklaron se Serbia është e para ose e dyta në Evropë për numrin e tankeve operacionale, duke theksuar peshën që mbart vendi në aspektin ushtarak. Por pyetja mbetet: Kujt po ia tregon këto muskuj? Në një kohë kur tensionet në rajon janë ende të ndjeshme, shpenzimet e mëdha për të treguar forcën ushtarake lënë një hije dyshimi mbi qëllimet e vërteta të këtyre demonstrimeve të fuqisë.

Shfaqja e “këtyre aftësive” – “Flamuri 2024” ishte paraparë të mbahej të dielën, më 15 tetor, në ditën e Flamurit Kombëtar të Serbisë, por u shty për shkak të kushteve të këqija atmosferike që kanë mbreteruar në Serbi dhe në rajon.

by: storm-rks + mediat ne Serbi
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat