spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:16
HomeBotaAziaSerbia abstenon për Rezolutën e OKB-së - që Izraeli të ketë nevojë...

Serbia abstenon për Rezolutën e OKB-së – që Izraeli të ketë nevojë për më shumë municione në zgjatjen e luftës në Gaza?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Serbia e ka kundërshtuar në heshtje rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndalimin e luftës në Gaza, duke mbajtur një pozicion që ngre pyetje mbi rolin e saj në vazhdimin e konfliktit. Një nga arsyet kryesore pas këtij qëndrimi duket se lidhet me interesat ekonomike dhe strategjike të Serbisë, të cilat varen nga vazhdimi i eksporteve të armëve drejt Izraelit, një nga shtetet e përfshira në konflikt.

Pavarësisht thirrjeve nga ekspertët ndërkombëtarë për pezullimin e shitjeve të armëve për shkak të “shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës në Gaza”, Serbia vazhdoi të eksportojë armë dhe municione drejt Izraelit. Vetëm në korrik të vitit 2024, Serbia realizoi një dërgesë prej 7.3 milionë euro, duke çuar vlerën totale të eksporteve të armëve në 23.1 milionë euro për atë vit.

- Advertisement -

Nëse Serbia do të ndalonte shitjet e armëve, do të ishte një goditje për industrinë e saj të mbrojtjes dhe ekonominë e saj, por gjithashtu edhe një akt simbolik i mbështetjes për paqen dhe drejtësinë në konfliktin izraelito-palestinez. Megjithatë, Beogradi duket se ka zgjedhur të ndjekë interesa të tjera, duke mbajtur një qëndrim që ndikon në zgjatjen e luftës.

by: Storm-rks + mediat e hulumtimit

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat