spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:53
HomeRajoniSerbiaSerbia kërkon të zhvarrosë Titon: Kujtim i lavdishëm apo konflikt politik për...

Serbia kërkon të zhvarrosë Titon: Kujtim i lavdishëm apo konflikt politik për të kaluarën Titoiste?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një debat i ashpër është ndezur në Serbi lidhur me planet për zhvarrosjen e Josip Broz Tito-s, liderit legjendar të Jugosllavisë, dhe zhvendosjen e eshtrave të tij në Kroaci, vendlindjen e tij. Kjo çështje ka ngjallur reagime të forta në mesin e nostalgjikëve të Jugosllavisë dhe nacionalistëve serbë.

Kryetari nacionalist i Beogradit, Aleksandar Shapiç, ka propozuar që eshtrat e Tito-s të zhvendosen në Kumrovec të Kroacisë. Ai e konsideron këtë një çështje kyçe për Serbinë dhe ka thënë se varrimi i tij në Kroaci është i rëndësishëm për popullin serb dhe të ardhmen e vendit. Megjithatë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka hedhur poshtë këtë ide, duke theksuar se Tito mbetet pjesë e historisë së Serbisë dhe nuk do të zhvendoset.

- Advertisement -

Kjo iniciativë ka përçarë koalicionin qeverisës dhe ka ngjallur ndjenja të forta, jo vetëm në Serbi, por edhe në disa vende të Ballkanin. Për shumë njerëz në Serbi e gjetiu, Tito mbetet një figurë unifikuese dhe një simbol i stabilitetit që karakterizoi Jugosllavinë, një vend që funksionoi si një mostër unike e socializmit jo-konvencional gjatë Luftës së Ftohtë. Në shumë vende të Ballkanit, ende mbahen rrugë dhe sheshe me emrin e tij, duke treguar për nostalgjinë që ekziston për atë periudhë.

Në këtë sfond të ndërlikuar, ideja për zhvendosjen e Tito-s ka nxitur një debat më të thellë për të kaluarën jugosllave, lidhjet kombëtare dhe identitetin politik të disa vendeve te rajonit.

- Advertisement -

by: Storm-rks + mediat ne Serbi dhe Politico – Bruksel

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat