spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
20:51
HomeRajoniShqipëriaBerisha sot në SPAK, PD mbështet me protestë para objektit të Prokurorisë

Berisha sot në SPAK, PD mbështet me protestë para objektit të Prokurorisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të paraqitet ditën e sotme në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

Kjo masë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët pritet të mbajnë një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme gjatë kohës kur Berisha të jetë aty.

- Advertisement -

PD u ka dërguar strukturave një njoftim përmes mesazheve në celular, ku i kërkohet pjesëmarrja në protestë.

“Të dashur miq. Ditën e Hënë, në orën 9:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të të drejtës, të ligjit dhe të vërtetës, që është në anën e kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Në orën 9:30 përpara selisë së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e PD drejtuar strukturave. /A2 Televizion

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat