spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
20:56
HomeRajoniShqipëriaBerisha paraqitet në SPAK, akuzon kreun e Prokurorisë pas daljes

Berisha paraqitet në SPAK, akuzon kreun e Prokurorisë pas daljes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka treguar arsyen se përse ndryshe nga hera e parë ka vendosur që të zbatojë vendimin e gjykatës për masën e sigurisë.

I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh se vendosi ta zbatojë sepse Parlamenti votoi.

- Advertisement -

“Ka një proces parlamentar të pseudo-mazhorancës kundër meje. Unë në kërkesën time kërkova vetëm të zbatohet Kushtetuta, ata nuk e zbatuan. Por parlamenti votoi. Sa kohë Parlamenti votoi… Kauzën time për të respektuar Kushtetutën unë e fitova, mbrojta Kushtetutën dhe kushtetuetshmërinë”, tha ai.

Berisha u shpreh se masa e sigurisë e marrë ndaj tij nuk do të ndikojë në fushatën elektorale, por përkundrazi do t’i shtojë PD më shumë vota.

- Advertisement -

“Kjo do të më shtojë shumë vota, sepse u faktua”, tha kreu i PD-së, Sali Berisha.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat