spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:11
HomeSiguriaPoliciaNdërron jetë në QKUK 59-vjeçari i goditur nga vetura në Prizren

Ndërron jetë në QKUK 59-vjeçari i goditur nga vetura në Prizren

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot në QKUK ka vdekur një person i cili është goditur dje nga vetura në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

- Advertisement -

“Me datë 05.01.2025, në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasësi i dyshuari drejtonte veturën me targa sllovene , dhe ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin  të lagjes Arbana, godet  këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve. Këmbësori goditet me pasqyrën e majte të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. Si pasojë këmbësori pëson lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, nga ku pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, për shkak të lëndimeve të rënda trupore. Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar( V.S. 1987) të dërgohet në mbajtje. Nga QKUK rreth orës 06.01.2025 policia është informuar se viktima e rastit (S.K. 1965) ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat