spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:30
HomeEkonomiBB: 4.5 miliardë euro për eliminimin e qymyrit, sfidë për ekonominë e...

BB: 4.5 miliardë euro për eliminimin e qymyrit, sfidë për ekonominë e Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull të veçantë çmimeve të energjisë në Evropë dhe Ballkan, përfshirë Kosovën.

Reuters shkruan se Kosova, e cila gjeneron më shumë se 90% të energjisë së saj nga qymyri, po përpiqet të arrijë hapin me pjesën tjetër të Evropës në instalimin e më shumë burimeve të rinovueshme.

- Advertisement -

European countries face vastly different power bills as winter looms

Por duke u bazuar në raportin e Bankës Botërore, mediumi vlërëson se Kosovës ky tranzicion, eliminimi i plotë i përdorimit të qymyrit, t’i kushtojë plot 4.5 miliardë euro.

- Advertisement -

“Një shumë e frikshme për ekonominë e vogël”, shkruan Reuters.

European countries face vastly different power bills as winter looms

“Në dhjetor, ajo nisi një ankand për të instaluar 100 MË kapacitet të erës. Por Banka Botërore vlerëson se asaj i nevojiten 100 herë më shumë – të paktën 10 gigavat kapacitet të ri – për të përmbushur objektivin e saj për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050.  Ky tranzicion vlerësohet t’i kushtojë Kosovës 4.5 miliardë euro, një shumë e frikshme për ekonominë e vogël”.

European countries face vastly different power bills as winter looms

Reuters përmend edhe importin e rrymës në Evropën Juglindore dhe në Ballkan.

Henning Gloystein, kreu i energjisë, klimës dhe burimeve në Eurasia Group, vlerëson se Evropa Juglindore dhe Ballkani kanë mungesë të ndërlidhjeve (elektrike).

Rapeseed field in spring in Nauen

“Sa herë që ka mungesë të energjisë dhe prodhimi i burimeve të rinovueshme është i ulët, ata luftojnë për të importuar vëllimet e nevojshme,” tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat