Presidentja Osmani viziton shkollat shqipe në SHBA dhe dhuron abetare për nxënësit shqiptarë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdon vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara, ku këtë herë u takua me nxënës të shkollave shqipe në New York. Gjatë vizitës, ajo dhuroi abetare për disa prej nxënësve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare.
“Një mikpritje e përzemërt nga nxënësit dhe mësimdhënësit e disa shkollave shqipe në New York, të cilat me entuziazëm dhe përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore,” u shpreh Osmani në postimin e saj. Ajo falënderoi Mark Gjonajn për organizimin e këtij eventi të veçantë.
Gjatë këtij takimi, presidentja pati mundësinë të ndante abetaret me nxënësit shqiptarë, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë me zell mësimin e gjuhës shqipe dhe forcimin e lidhjeve me trashëgiminë e tyre kulturore/ Sorm-rks