spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
10:59
HomeKosovaQeveriaKurti dhe Murati vazhdojnë me "propagandën" për rritjen ekonomike

Kurti dhe Murati vazhdojnë me “propagandën” për rritjen ekonomike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kurti dhe Murati vazhdojnë me “propagandën” për rritjen ekonomike, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për stagnim


Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë vazhduar sot me promovimin e rritjes ekonomike të Kosovës, duke theksuar arritjet e qeverisë së tyre në përmirësimin e ekonomisë së vendit. Sipas tyre, masat për punësim dhe mbështetjen e bizneseve kanë ndikuar në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

- Advertisement -

Në postimin e tij, Kryeministri Kurti deklaroi: “Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tremujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit.”

Ndërkohë, Ministri Murati përmes një postimi tjetër tha: “Ekonomia vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024. Pas rritjes prej 5.62% në tremujorin e parë, ekonomia ka performuar mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%.”

- Advertisement -

Megjithatë, pavarësisht optimizmit të qeverisë, ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e opozitës shprehin shqetësim për stagnimin e vazhdueshëm ekonomik. Sipas tyre, inflacioni vazhdon të ngufasë ekonomitë familjare, duke tkurrur fuqinë blerëse dhe duke përkeqësuar gjendjen e qytetarëve.

Opozita e ka cilësuar këtë si një formë propagande, duke thënë se realiteti i ekonomisë së Kosovës është larg nga përshkrimet pozitive të qeverisë/ storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat