spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
13:47
HomeKulturëShtëpia Studio Kadare hap ekspozitë me dorëshkrimet e shkrimtarit

Shtëpia Studio Kadare hap ekspozitë me dorëshkrimet e shkrimtarit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shtëpia Studio Kadare në Tiranë ka çelur një ekspozitë me dorëshkrimet e letërkëmbimet e shkrimtarit të njohur shqiptar.

Mes tyre gjendet edhe një letër që nobelisti gjerman, Gunter Grass, i shkruan Kadaresë për ta ftuar në një takim evropian kur intelektualët kanë një mision përtej letrar.

- Advertisement -

Anisa Ymeri, drejtore e shtëpisë studio “Kadare”: Më 1987 i shkruante Kadaresë në emër të Akademisë se Berlinit, që të ishte pjesë e mendimit evropian për të folur për çështje përtej letrare për një takim evropian për të folur se si dy blloqe Lindje e Perëndim, nuk duhej të ishin më dy blloqe politike që ndanin por do të duhej të gjenin ura lidhëse.

Ekspozita sjell edhe dorëshkrime romanesh të Kadaresë, të daktilografuara dhe me shënime mbi to, siç janë lënë nga shkrimtari i njohur që u shua në korrik të vitit të kaluar. Botuesi i tij, Bujar Hudhri, vlerësoi dorëshkrimet.

- Advertisement -

“Kadare ishte besnik i shkrimit me dorë, nuk e provoi kurrë shkrimin në kompjuter si shumë shkrimtarë botërorë. Ju shikoni to fletë që duket se nuk thonë asgjë, por bukuria dhe kuptimi i këtyre dorëshkrimeve është i pakrahasueshëm për dikë që ka lidhur jetën me të e përtej studiuesit e shkencëtarët”.

Ekspozita qëndron e hapur deri në shkurt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat