spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:33
HomeSiguriaPoliciaArrestohet një person në Prishtinë për “përgatitje të veprave terroriste”

Arrestohet një person në Prishtinë për “përgatitje të veprave terroriste”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar, ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave terroriste.

Nga policia, është bërë e ditur edhe se, janë kryer kontrolle në banesën e të dyshuarit dhe objekte të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar ndër tjerash, substancë narkotike, zolla e fishekë.

- Advertisement -

Pos kësaj, është njoftuar edhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

- Advertisement -

ARMËMBAJTJE PA LEJE, POSEDIM I NARKOTIKËVE, PËRGATITJA E VEPRAVE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE  KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË RKS-së

Prishtinë 08.01.2025-21:02 . Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese). Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat