spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:29
HomeSiguriaPoliciaTre të dyshuar arrestohen për vjedhje të pjesëve metalike në terminalin doganor...

Tre të dyshuar arrestohen për vjedhje të pjesëve metalike në terminalin doganor të Hanit të Elezit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tre persona janë arrestuar në Han të Elezit nën dyshimin se kanë kryer një vjedhje më 25 nëntor të vitit të kaluar.

“Pas mbërritjes në vendngjarje, hetuesit policorë, nën autorizim të Prokurorit të Shtetit, kryen ekzaminimet e nevojshme. Hetimet fillestare zbuluan se persona të panjohur, me qëllim përfitimi pasuror të kundërligjshëm, kishin depërtuar me forcë në njërin nga objektet e terminalit doganor, duke vjedhur pjesë metalike me përmbajtje bakri. Pas një pune intensive hetimore, sot, më datë 09.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona të dyshuar për këtë vepër penale. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë.”

- Advertisement -

Të arrestuarit janë A.R. (M/K), 42 vjeç; R.R. (M/K), 27 vjeç dhe I.L. (M/K), 38 vjeç.

“Ndërkohë, personi N.L., i dyshuar për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale,” është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat