spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:15
HomeRajoniSerbiaSHBA vendos sanksione ndaj NIS-it, dërgon vendime konkrete për udhëheqjen shtetërore të...

SHBA vendos sanksione ndaj NIS-it, dërgon vendime konkrete për udhëheqjen shtetërore të Serbisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS). Vendimet konkrete i janë përcjellë udhëheqjes shtetërore të Serbisë. Amerikanët pretendojnë se këto sanksione “godasin” të gjithë sistemin e eksportit të energjive ruse, duke përfshirë shitjen, transportin dhe lehtësimin e transaksioneve financiare.

Zyra për Kontrollin e Pasurisë së Huaj pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së ka përfshirë Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) në listën e sanksioneve të drejtuara kundër kompanisë “Gazpromneft” dhe Federatës Ruse.

- Advertisement -

Nga deklarata e Departamentit Amerikan të Thesarit:

Sanksionet kryesore janë vendosur ndaj kompanive ruse Gazpromneft dhe Surgutneftegas, si dhe ndaj degëve të kompanive ku këto dy gjigantë të energjisë kanë 50% pronësi, duke përfshirë edhe kompani që nuk përmenden në këtë dokument.

- Advertisement -

Duke shpjeguar këtë veprim, Departamenti Amerikan i Thesarit deklaroi se paketa e re e sanksioneve është pjesë e përpjekjeve të G7-ës për të ulur të ardhurat ruse nga shitja e energjisë, të cilat, sipas SHBA-së, Kremlini i përdor për të financuar luftën në Ukrainë. Kjo përfshin bllokimin e operacioneve të dy kompanive të mëdha nga kjo fushë.

“SHBA po ndërmerr veprime vendimtare kundër burimeve kryesore të financimit të luftës së Rusisë në Ukrainë,” tha sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, duke shpjeguar se paketa e re e sanksioneve është drejtuar ndaj të gjithë sistemit të shitjes së energjive ruse, përfshirë shitjen, transportin dhe lehtësimin e transaksioneve financiare.

Në paketën e re të sanksioneve, të cilës iu bashkua edhe Mbretëria e Bashkuar, përfshihet një flotë prej 183 cisternash që, sipas pretendimeve amerikane, i përkasin një “flote të fshehtë” që kryen eksportin e naftës ruse dhe iraniane.

Sanksione janë vendosur gjithashtu ndaj dy kompanive ruse të sigurimeve.

“Kur ekonomia godet, politika digjet… ndjekim çka pason! 🇷🇺⚡🇺🇸”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat