spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:22
HomeSiguriaPoliciaAvokati Koci njofton se hetuesit policor i vazhdohet masa e suspendimit ani...

Avokati Koci njofton se hetuesit policor i vazhdohet masa e suspendimit ani se doli i pafajshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesit policor Idriz Gashi i është rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit.

Në një postim në “Facebook”, Koci ka thënë se, megjithatë pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Siguria juridike e qytetarëve është në rrezik serioz.

- Advertisement -

Hetuesit policor Idriz Gashi, sot në ora 12.22 i është rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit.

Megjithatë, pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese.

Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar.

Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit.

Një shkelje e tillë është e papranueshme dhe cenon jo vetëm integritetin e Policisë së Kosovës, por edhe besimin në gjithë sistemin juridik të vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat