spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:09
HomeSiguriaPoliciaPolicia kap kokainë dhe armë në Ferizaj, arrestohet një person

Policia kap kokainë dhe armë në Ferizaj, arrestohet një person

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, sot , në orët e pasdites në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe objekte përcjellëse.

Mund të jetë një imazh i teksti

- Advertisement -

Gjatë kontrollit policia ka gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 842.9gramë.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës, para dhe teksti

- Advertisement -

“Kjo substancë është gjetur në shtëpi dhe një pjesë e groposur në kopsht. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta (njëra me leje), dyzetë fishekë, një peshore digjitale, 19.288 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë)euro, disa kartela bankare dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i automjet kros dhe teksti

Operacioni policor u tha se është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik përkrahur nga zyrtarë policorë të Stacioni Policor-Ferizaj.

Mund të jetë një imazh i para, shufër matëse dhe teksti

“Gjatë operacionit është arrestuar: Q.T., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992). I njëjti është intervistuar. Ndaj tij është iniciuar rasti për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe  ‘Mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës’. Me aktvendim nga prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat