spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:13
HomeKosovaZgjedhjet 2025Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë

Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë nis sot zyrtarisht.

Për gati një muaj, subjektet politike dhe kandidatët pritet të prezantojnë platformat e tyre për të bindur qytetarët për votën në zgjedhjet e 9 shkurtit.

- Advertisement -

Gjatë kësaj periudhe, janë planifikuar aktivitete të shumta, përfshirë tubime publike e takime me qytetarët në të gjithë vendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar gjithsej 28 subjekte politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Këto subjekte përbëhen nga 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

- Advertisement -

Në total, janë certifikuar 1,280 kandidatë për deputetë nga këto subjekte politike.

Organizatat joqeveritare kanë bërë thirrje për një fushatë të qetë dhe për respektimin e rregullave zgjedhore nga të gjitha palët.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të marrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe për të shmangur incidentet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat