spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:14
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ-ja nis trajnimin e stafit dhe trupave menaxhuese për zgjedhje

KQZ-ja nis trajnimin e stafit dhe trupave menaxhuese për zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit të KQZ-së, programi i trajnimit është i fokusuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të personelit të angazhuar gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor. Gjithashtu, ky program ka për qëllim t’i përgatisë stafin dhe trajnerët me njohuritë adekuate për: procedurat zgjedhore, detyrat, përgjegjësitë dhe rolin e trajnerëve në procesin zgjedhor; procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; rolin, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit; procedurat për votimin me kusht dhe votimin e personave me nevoja dhe rrethana të veçanta; procedurat e votimit jashtë vendit; numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit; roli, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të numëruesve në QKN; procedurat e paketimit të materialit zgjedhor dhe dorëzimin e tyre.

- Advertisement -

Tutje, në njoftim thuhet se në fazën e ardhshme të programit të trajnimit, pas emërimit nga KQZ, është trajnimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të angazhohen në procesin e votimit brenda vendit dhe në përfaqësitë diplomatike.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë javëve në vazhdim, KQZ do të mbajë seanca të trajnimit edhe për anëtarët e ekipeve mobile që do të angazhohen për procesin e votimit të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta dhe në Qendrat Komunale të Numërimit.

- Advertisement -

Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, KQZ ka përmbyllur seancat e trajnimit për më shumë se 250 anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga 38 komuna të Republikës së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat