spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
11:35
HomeKulturëMihal Grameno, shkrimtar dhe veprimtar i shquar i lëvizjes patriotike

Mihal Grameno, shkrimtar dhe veprimtar i shquar i lëvizjes patriotike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot lindjen e atdhetarit të shquar Mihal Grameno (1871- 1931), një ndër figurat e atdhetarizmit shqiptar, publicist, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike.

Mihal Grameno lindi në janar të vitit 1871 në Korçë. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në moshë të re emigroi në Bukuresht të Rumanisë, ku u lidh me shoqërinë patriotike shqiptare “Drita”.

- Advertisement -

Atdhetari Mihal Grameno lindi 152 vjet më parë

Mihal Grameno

- Advertisement -

Në vitet 1907-1908 iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit dhe së bashku me luftëtarët e çetës kombëtare luftuan në Shqipërinë e Jugut për çlirimin kombëtar. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Gjatë viteve 1915-1919 jetoi në Amerikë, punoi për lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Më pas vazhdoi veprimtarinë si publicist duke mbrojtur idealet demokratike.

Mihal Grameno është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Disa nga novelat e tij janë: “Oxhaku” (1909), “E puthura” dhe “Varri i Pagëzimit”. Ai shkroi dy veprat: komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe dramën historike “Vdekja e Pirros” (1906), të cilat trajtojnë tema patriotike. Gjithashtu, Mihal Grameno drejtoi gazetat “Lidhja orthodhokse” (1909-1910) dhe “Koha” (1911-1926). Vdiq në Korçë më Shkurt 1931. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat