spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
12:53
HomeKulturëTajar Zavalani, mërgimtari që vijoi ta kishte Shqipërinë në qendër të publicistikës...

Tajar Zavalani, mërgimtari që vijoi ta kishte Shqipërinë në qendër të publicistikës së tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tajar Zavalani është një ndër figurat e mërgatës shqiptare të cilat dhanë kontribute të mëdha për shtetin shqiptar.

Këto kontribute përfshijnë rrafshin atdhetar e politik në një anë, por edhe rrafshin intelektual e letrar në anën tjetër, sidomos me përkthimet e tij, dorëshkrimin në gjuhën angleze “Historija e Shqipnis”, si edhe konferencat e ndryshme në të cilat ka marrë pjesë.

- Advertisement -

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale sot, shkruan se “Tajar Zavalani ishte një shembull i përkryer i brengës atdhetare, i cili ndonëse i mërguar në Londër, vijoi ta kishte Shqipërinë në qendër të publicistikës së tij”.

“Lënia e vendorigjinës nuk nënkupton doemos harresën e rrënjëve nga derivon. Një shembull i përkryer i brengës atdhetare është intelektuali Tajar Zavalani, i cili ndonëse i mërguar në Londër, vijoi ta kishte Shqipërinë në qendër të publicistikës së tij”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

- Advertisement -

“Vizionin për një Shqipëri perëndimore, e shpalosi duke e kontekstualizuar me shoqërinë e kohës. Veprat më të rëndësishme të Zavalanit ishin “Histori e Shqipnisë” dhe “Ditari”, që përcjell thirrjen e mërgatës për një Shqipëri të bashkuar”, theksohet në postim. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat