spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:19
HomeKosovaZgjedhjet 2025Limaj: Gjakova konfirmon fitoren e vlerave

Limaj: Gjakova konfirmon fitoren e vlerave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Koalicioni AAK-NISMA ka pasur një tubim të madh në Gjakovë, ku kreu i NISMA, Fatmir Limaj ka thënë se Gjakova konfirmon fitoren e vlerave.

Ai ka thënë se koalicioni AAK-NISMA me partnerë tjerë, ka vepra të mëdha në etapa të ndryshme.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i turmë dhe teksti

“Gjakova konfirmon fitoren e vlerave, për Kosovën fituese, veçVEPRA! Koalicioni ynë ka vepra të mëdha në etapa të ndryshme, ne duam të bëjmë vepra të mëdha anë e këndë Kosovës.  Besimi juaj na obligon ta përfundojmë autostradën e Dukagjinit, si dhe ta bëjmë aeroportin e Gjakovës model të suksesit”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 5 persona, tribunë dhe teksti

Limaj ka thënë se Gjakova ka dhënë një porosi të qartë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mund të jetë një imazh i altoparlant dhe turmë

“Sonte, Gjakova dha porosi të qartë se më 9 shkurt do të ndeshkohen ata që kanë ofenduar qytetarin, që kanë nxitur urrejtje e përçarje, ata që për katër vite nuk arritën ta përfundojnë asnjë projekt. Anëtarësimi në NATO, pavarësimi energjetik, ekonomi të zhvilluar, shëndetësi, arsim, janë zotimet tona për mandatin tonë, sepse bashkimi ynë është për Kosovën fituese, veç Vepra”, ka thënë Limaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat