spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
09:48
HomeKosovaDrejtësiaVazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe dje ka dëshmuar, dëshmitari i ri i ZPS-së, William Goodwin. Ky ishte dëshmitar ekspert dhe ishte  dëshmitari i 111-të i ZPS-së deri më tani në gjykatë.

- Advertisement -

Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka theksuar se nuk ka qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së dhe si rrjedhojë, ai ka deklaruar se deduksionet e tij janë në fakt përfundime të të tjerave.

Ai ka thënë se janë të një organizate tjetër.

- Advertisement -

Ndërkaq, gjatë këtij muaji, në këtë rast gjyqësor pritet të mbahen edhe 11 seanca, sipas kalendarit të punës së Speciales.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat