spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
13:48
HomeKulturëLansohet platforma online për promovimin e Muzeve të Kosovës

Lansohet platforma online për promovimin e Muzeve të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“EC Ma Ndryshe” ka lansuar platformën online për Muzetë e Kosovës, duke ofruar një burim të pasur informacioni për muzetë në qytetet si Prishtina, Prizreni, Mitrovica dhe Gjakova.

Platforma përmban të dhëna të detajuara mbi llojet e muzeve, artefaktet e ekspozuara, lokacionet, oraret e punës dhe informacionet e kontaktit, duke synuar qasjen më të lehtë për qytetarët dhe turistët.

- Advertisement -

Ky projekt synon të promovojë muzetë e Kosovës, të rrisë interesin e vizitorëve dhe të lehtësojë orientimin e turistëve, ndërsa njëkohësisht mbështet digjitalizimin e trashëgimisë kulturore.

Platforma do të vazhdojë të përditësohet me informacione të reja për të përfshirë sa më shumë muze dhe të dhëna relevante.

- Advertisement -

Ky zhvillim është pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni,” i mbështetur nga Ministria e Kulturës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat