spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:36
HomeSiguriaPoliciaPolicia njofton për një operacion të gjerë në pjesë të ndryshe të...

Policia njofton për një operacion të gjerë në pjesë të ndryshe të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në disa lokacione nëpër rajonet e Kosovës.

Aksioni ka filluar që nga mëngjesi dhe po zhvillohet në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës e Mitrovicës së Jugut.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar për media Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu”, tha ai.

- Advertisement -

Megjithatë, ai nuk ka dhënë informacione shtesë rreth këtij aksioni.

“Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat