spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:05
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku viziton projektin e fundit kapital në Lipjan

Abdixhiku viziton projektin e fundit kapital në Lipjan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në Lipjan, vizitoi nënkalimin e parkingut të qytetit të realizuar nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

Abdixhiku theksoi se ky projekt zgjidh një nga problemet kryesore të qytetit – “çështjen e parkingut për të gjithë qytetarët me punë në qendër të qytetit.”

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe rrugë

Ai bëri të ditur se LDK planifikon të investojë 5 miliardë euro në projekte kapitale për një periudhë katërvjeçare.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona

“Qëndrova në Lipjan. Aty, me Imri Ahmetin, vizitova projektin e fundit kapital të tij dhe ekipit të tij, nënkalimin e parkingun e qytetit. Projekt që ka zgjidhur çështjen e parkingut për të gjithë qytetarët me punë në qendër të qytetit.

Mes qytetarëve e mbështetësve të shumtë, që na prisnin aty, tregova se si fokusi ynë është në projekte që madhore që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve tanë!

Prandaj kemi plot 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, në programin më ambicioz që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Dhe me ekipë sikurse Imriu, që e nisë e përfundon një projekt si ky krejt vet, pra pa asnjë ndihmë financuese nga qendra; realizimi i qëllimeve tona – e që janë qëllime të vet qytetarëve – është krejt i lehtë!

Besoni në Kosovën!

Bëhuni Ndryshimi!” – tha Abdixhiku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat