spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:11
HomeSiguriaUshtriaFOTO / Kadetët e FSK-së zhvillojnë trajnime për mbijetesë në kushte dimërore

FOTO / Kadetët e FSK-së zhvillojnë trajnime për mbijetesë në kushte dimërore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), është realizuar trajnimi për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit të 4-të, të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

- Advertisement -

Në njoftimin për media thuhet se, ky program intensiv është krijuar për të sfiduar kadetët dhe për t’i pajisur ata me aftësi thelbësore të mbijetesës në kushte ekstreme malore duke u fokusuar në mësimin e teknikave të ngjitjes dhe zbritjes me litar, ndërtimin e strehëve dhe ndezjen e zjarreve në kushte të vështira, orientimin dhe navigimin në terrene të ashpra dhe menaxhimin e burimeve materiale nga natyra.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe persona që bëjnë alipinizëm

- Advertisement -

“Kadetët treguan shkathtësitë e tyre për t’u përballur me sfidat ku kjo tregon se këta të rinj do të jenë udhëheqës të ardhshëm të njësive të FSK-së, duke punuar dhe vepruar me punë në ekip dhe vendosmëri, duke mishëruar vlerat thelbësore të shërbimit dhe gatishmërisë”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 11 persona

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat