spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:14
HomeBotaAziaIzraeli do t'i intensifikoj sulmet në Liban, paralajmëron ministri i mbrojtjes

Izraeli do t’i intensifikoj sulmet në Liban, paralajmëron ministri i mbrojtjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Izrael: Izraeli po përshkallëzon sulmet e tij në Liban, deklaroi të hënën ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, teksa ushtria izraelite kreu një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollah-ut. “Ne po intensifikojmë sulmet tona në Liban; kjo seri veprimesh do të vazhdojë derisa të arrijmë qëllimet tona, duke rikthyer banorët e veriut në shtëpitë e tyre të sigurt,” tha Gallant, sipas burimeve lokale.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se të hënën kanë vendosur dhjetëra avionë luftarakë dhe kanë goditur 150 objektiva në Liban. Kjo raund i ri sulmesh erdhi disa orë pasi Hezbollah-u, një grup militant dhe parti politike e mbështetur nga Irani me bazë në Liban, hodhi dhjetëra raketa drejt një baze ushtarake izraelite në veri të vendit.

- Advertisement -

Përplasjet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollah-ut janë bërë thuajse të përditshme që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas në Izrael, por konflikti u përshkallëzua javën e kaluar kur pajisjet e komunikimit të Hezbollah-ut u hodhën në erë në mënyrë të telekomanduar, duke shkaktuar dhjetëra të vrarë dhe mijëra të plagosur.

Zyrtarët e Hezbollah-ut e akuzuan Izraelin për sulmin tejet të sofistikuar, por Izraeli ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për të. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po e minimizojnë publikisht përshkallëzimin e tensioneve, ndërsa frika për një luftë rajonale më të gjerë po rritet.

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, paralajmëroi të dielën se Libani mund të kthehet në një “Gaza tjetër” nëse përkeqësohen armiqësitë ndërmjet Izraelit dhe Hezbollah-ut.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat