spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:08
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kurti nga Sharri: 500 mijë zemra për fitoren tonë në çdo cep...

Kurti nga Sharri: 500 mijë zemra për fitoren tonë në çdo cep të Kosovës!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri Kurti vazhdon fushatën elektorale në Bresan të Dragashit

storm•/KosovaZgjedh2025: Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar agjendën e tij të fushatës elektorale në Bresan, komunë e Dragashit. Megjithëse në komunikimet zyrtare të partisë së tij shpesh preferohet emërtimi “Sharr”, në dokumentet dhe komunikimin institucional ky rajon njihet si komuna e Dragashit.

- Advertisement -

Në një tubim me simpatizantët e tij të zjarrtë, Kurti deklaroi se mbështetja për partinë e tij do të vijë nga çdo cep i Kosovës, përfshirë edhe nga Sharri, duke shtuar synimin e tij për të siguruar “500 mijë zemra”. Ai theksoi se një objektiv i tillë është i arritshëm dhe i merituar, megjithatë nuk dha argumente konkrete pse elektorati duhet ta mbështesë këtë objektiv.

Deklarata e tij vjen në një moment kur partitë politike janë në garë për të fituar zemrat e qytetarëve nga të gjitha rajonet e vendit, duke përfshirë edhe zonat më periferike si ajo e Dragashit, e cila ka një rëndësi të veçantë në mozaikun etnik dhe kulturor të Kosovës.

- Advertisement -

Fushata e kryeministrit Kurti mbetet në qendër të vëmendjes, ndërsa ai vazhdon të kërkojë mbështetje në të gjithë vendin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat