spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
13:33
HomeKosovaDrejtësiaZgjatet afati për apel në rastin e zhdëmtimit të Shalës

Zgjatet afati për apel në rastin e zhdëmtimit të Shalës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Speciale njofton se në çështjen Pjetër Shala është zgjatur afati i mbrojtjes për dorëzimin e njoftimit për apel kundër urdhrit për zhdëmtim.

“Në çështjen Pjetër Shala, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi kërkesën e Mbrojtjes lidhur me zgjatjen e afatit dhe caktoi datën 28 janar 2025 për dorëzimin e njoftimit të tyre për apel kundër urdhrit për zhdëmtim”, njofton Specialja.

- Advertisement -

Tutje, sipas Speciales, i njëjti afat vlen edhe për Mbrojtësin e Viktimave, nëse vendosë të dorëzojë njoftimin për apel.

“Më shumë informacion në versionin e redaktuar publik të vendimit të Panelit të lëshuar sot, 17 janar”, njofton Specialja.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat