spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:30
HomeKosovaZgjedhjet 2025Mbi 100 vëzhgues nga BE për garantimin e zgjedhjeve të lira

Mbi 100 vëzhgues nga BE për garantimin e zgjedhjeve të lira

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbi 100 vëzhgues nga BE-ja sot janë shpërndarë në terren për të siguruar një proces të lirë zgjedhor.

Shefja e Misionit, Nathalie Loiseau, e cila zyrtarisht ka nisur misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, shprehu mbështetjen e BE-së për Kosovën, për të fuqizuar më tej qeverisjen demokratike.

- Advertisement -

“Pritjet janë të mëdha sidomos pasi këto zgjedhje do të zhvillohen me ligjin e ri”, tha ajo.

Ndryshe, vëzhguesit afatgjatë të BE-së janë nga 18 shtete, përfshirë shtetet anëtare të BE-së, Norvegjinë dhe Zvicrën.

- Advertisement -

Misioni do të përforcohet me 36 vëzhgues afatshkurtër, nga një delegacion deputetësh nga Parlamenti Evropian dhe 36 diplomatë nga shtetet anëtare të BE-së, Kanada, Norvegjia dhe Zvicra, të akredituar në Kosovë deri në përfundim të procesit zgjedhor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat